Presidentja pritet në Singapor nga homologia Yacob
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja pritet në Singapor nga homologia Yacob

Jeton Musliu / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, vazhdon vizitën zyrtare në Singapor. Atje u prit nga presidentja e këtij shteti, Halimah Yacob.

“Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia  e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve”, deklaroi presidentja e Kosovës.

Sipas saj, ishte një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprit nga Presidentja Halimah Yacob.

“Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi”, rikujtoi osmanim në një deklarim në llogarinë e saj në Faceboook.

“Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera”, deklaroi ajo.

“Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit”.


MË SHUME NGA Lajme