Biserko: Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e Kosovës
Kulturë

Biserko: Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e Kosovës

Përktheu: Berianë Mustafa

Kosova ka qenë zona e represionit më të gjatë shtetërorë në historinë e re të Ballkanit. Kështu thotë aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserka. Në një opinion të saj mbi librin e autorit Rade Radovanoviç “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” (Smeh pod vešalima) Biserka shkruan se Serbia nuk ka gatishmëri për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Libri “Të qeshura nën trekëmbësh” vjen në kohën kur Serbisë i janë bërë sërish pyetje kryesore, nga të cilat varet edhe drejtimi që do e marrë ajo. Kështu thotë aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserka,  në një opinion të saj mbi librin e autorit Rade Radovanoviç.

Ajo shkruan se edhe 20 vjet pas ngjarjeve dramatike në Kosovë, Serbia nuk ka as guxim, e as gatishmëri për t'iu përgjigjur dhe zgjidhur në mënyrë adekuate çështjen e Kosovës. Ajo mbështetet sërish te Rusia, por këtë herë Rusia po e instrumentalizon Kosovën me mjeshtëri për interesat e veta.

“Fakti që Kosova ishte zona e represionit më të gjatë shtetëror në historinë e re të Ballkanit, dhe se ishte problem për bashkësinë ndërkombëtare për shkak të kompleksitetit të saj, po ashtu e frustronte bashkësinë ndërkombëtare dhe të gjitha përpjekjet e saja për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët,” shkruan Biserko.

Pastaj në opinion e saj, rreth librit, ajo flet për masakrën mbi familjen Jashari në Prekaz në vitin 1998, për marrëveshjen e Rambujes, bombardimet e NATO-së, hyrjen e trupave ruse në Prishtinë, për vetëm disa dhe zhvillimet e asaj kohe.

Ndryshe libri libri “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” i autorit Rade Radovanoviç është dokument specifik historik. Në të mund të gjinden shënime të saktë mbi viktimat e luftës në Kosovë, asaj të fundit në vargun e luftërave në Slloveni, Kroaci, dhe Bosnje e Hercegovinë, të viteve të nëntëdhjetë të shekullit 20-të. 

Në  luftën e fundit në Kosovë  janë vrarë mbi 13 mijë persona, shumica shqiptarë por në mesin  e tyre edhe pjesëtarë të komuniteteve.

Që nga përfundimi i luftës gjithsej 6,044 persona u regjistruan si të zhdukur dhe sot  më shumë se 1,600 prej tyre, kryesisht shqiptarë por edhe serbë dhe romë, ende nuk janë gjetur.

Gjatë luftës në Kosovë mbi 800 mijë shqiptarë janë dëbuar nga Kosova.

https://autonomija.info/sonja-biserko-kosovo-je-bilo-prostor-najduze-drzavne-represije-u-novijoj-istoriji-balkana/?fbclid=IwAR3PLw6GfstlOfl922a4jOWtajNDycyeEbl7wF8w6RO6Hnr-c84cx-vRKTA


APR
Romay Lift