Presidenti Ilir Meta dekoron gazetarin Asllan Bajrami
Rtklive
Foto: Asllan Bajrami /FB
Kulturë

Presidenti Ilir Meta dekoron gazetarin Asllan Bajrami

RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar gazetarin Asllan Bajrami me titullin, “Naim Frashëri”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për punën e tij si gazetar, sidomos gjatë zhvillimit të luftës së UÇK-së në Kosovë, si dhe për punën e tij në afrimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë të të gjitha medieve në gjuhën shqipe kudo në botë”.

Titulli “Naim Frashëri” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës, arsimit dhe medies për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë.

Gazetari Asllan Bajrami ka qenë korrespodent i Radio Televizionit të Kosovës si dhe gazetar shumë vjeçar në RTSH. Lajmin e ka bërë të ditur vet Asllani përmesë një postimi në rrjetin social facebuk.


MË SHUME NGA Kulturë