Ministria e Financave ka njoftim me rëndësi për pensionistët
BKT
Foto: RTKlive/Arkiv
Lajme

Ministria e Financave ka njoftim me rëndësi për pensionistët

Jeton Musliu / RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se pensionistët janë ndarë në grupin e të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve.

Bazuar në vendimin e  Ministrisë së Financave,  pensionistët që  nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë të vaksinës, obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik, ndërkaq të vaksinuarit obligohen të paraqiten më së largu deri para datës 12 gusht.

Ministria deklaron se është rikthyer detyrimi që pensionistët të paraqiten në zyrat e pensioneve. Por, për të evituar tollovitë, Ministria e Financave ka bërë ndarjen në dy grupe.

Gjithashtu, për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të marrin  me vete edhe faturën e energjisë elektrike. Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare kurse në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Për shkak të situatës me pandemi, deri më tash ishte hequr një detyrim i tillë i paraqitjes së pensionistëve.


MË SHUME NGA Lajme