Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore
BKT
Foto: Arben Llapashtica/ RTK
Lajme

Lajçak mbërrin në veri, pritet nga Rakiq dhe kryetarët e komunave veriore

KP

(E plotësuar) Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë.

Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

Foto: KP

Lajçak: Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë - Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe se tani mund të jetë momentumi i duhur që kjo të ndodhë.

Lajçak tha se i kupton plotësisht kosovarët në këtë pjesë, pasi që, sipas tij, kjo është mjaftë e ndieshme.

Ai tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër në këtë drejtim dhe asnjëherë më parë nuk është folur për këtë më shumë se tani.

““Plotësisht e kuptoj sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur kriteret, po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare. Nuk mund të them kur do të ndodh kjo, por mbështetja dhe vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe”, tha Lajcak.

Kurse sa i përket marrëveshjes për targat ai tha se nuk dëshiron të spekuloje.“Nuk dua të spekuloj sa i përket reagimit në Serbi, sot do të jem në Serbi dhe do të shohim se çfarë do të jetë më tutje”, tha ai.

Ndërsa sa i përket asociacionit Lajçak tha se nuk ka një propozim për këtë. “Ka një marrëveshje për këtë dhe kjo duhet të zbatohet. Nuk ka propozim në tavolinë për asociacion me komunat me shumicë serbe në takimin mes Bislimit e Kurtit. Është normale që të dy palët t’i përkufizojnë në procesin e dialogut e pastaj të vazhdojmë procesin, ne jemi që t’i ndihmojmë”, tha ai në konferencën për media.

Kurse në pyetjen se a do të ketë njohja mes dy vendeve, Lajçak tha se nuk do të ketë anëtarësim pa njohje reciproke. “ Kjo është arsyeja e takimeve mes të dy vendeve, në normalizimin e raporteve të dy vendeve”, tha ai

Lajçak: Pres miratimin e një dokumenti për personat e pagjetur

Naser Mekolli /RTKlive.com

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas tri ditësh qëndrimi në Kosovë, në konferencën e sotme për media tha se shpreh kënaqësinë që gjatë këtij qëndrimi ka takuar  kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

 Mirosllav Lajçak ka thënë se beson që ekziston momentum për takim në Bruksel ndërmjet liderëve të të dyja shteteve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kemi pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, për hapat e tashëm. Takimi i radhës shpresoj të jetë në muajin korrik. Jam duke punuar që t’i takojmë të dy liderët, Kurtin e Vuçiq, që të krijojmë mundësitë për të pasur një dokument- marrëveshje për personat e zhdukur”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi special tha se tani po punohet në një dokument për personat e pagjetura dhe beson se ky dokument do të miratohet.

Lajçak foli edhe për takimin që ka patur me liderët e partive opozitare.

“Takimet me partitë politike opozitare mund të them se uniteti politik është tejet i rëndësishëm, lidhur me situatën e tanishme, prandaj them se është e rëndësishme që kam dëgjuar deklarata mbështetëse të partive opozitare lidhur me dialogun”, tha Lajçak.

Përfaqësuesi special ka falënderuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për miratimin e udhërrëfyesit për zbatim të marrëveshjes për energjinë.

"Sa  përket marrëveshjes për energjinë, them se është hap i rëndësishëm që çon përpara dhe përshëndes arritjen e udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve që është arritur më 2013-2015. Tani kemi një situate të re që do të furnizojë me rrymë Elektrosever, por që do të funksionojë me ligjet e Kosovës", tha Lajçak.

Pas kësaj konference për media, Lajçak njoftoi, se do të shkojë në veri të Kosovës, për herë të parë t'i shohë pikë kalimet kufitare, pastaj shkon në Beograd.

Lajçak sot shpalos rezultatin e takimeve në Kosovë

Jeton Musliu/ RTKlive

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të mbajë sot konferencë për media.

Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë, Lajçak pritet të shpalosë para mediave rezultatin e këtyre takimeve.  

Kjo pasi ditën e parë të mbërritjes ai pati takim me kryeministrin Albin Kurti, me organizata joqeveritare e pastaj edhe me liderët e partive opozitare.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot në orën 9:45 kurse adresimi i tij do të bëhet përmes platformës Zoom dhe në RTK e rrjetet sociale të televizionit publik.


MË SHUME NGA Lajme