Rama dhe Bajdën shtrëngojnë duart në samitin e NATO-s
BKT
Lajme

Rama dhe Bajdën shtrëngojnë duart në samitin e NATO-s

Denion Ndrenika /RTK

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti amerikan Xho Bajdën shtrënguan duart ndërsa ishin duke ecur në tapetin e kaltërt në hyrje të ndërtesës ku zhvillohet samiti i NATO-s.

Samiti zhvillohet në kryeqendrën e Mbretërisë së Spanjës, Madrid, sot dhe nesër, përkatësisht datat 29-30 qershor.

Kryeministria dërgoi në platformën e komunikimit ëhatsapp tri fotografi ku shihet duarshtrëngimi i zotit Rama me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Nuk ka ndonjë detaj nëse kanë biseduar diçka dhe për çka kryeministri me zotin Bajdën, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Në samitin e Aleancës Veriatlantike zoti Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, ish-drejtori i Shërbimit Sekret (Shërbimi Informativ i Shtetit).

Delegacioni i Shqipërisë do të jetë në seancën plenare ku flet Sekretari i Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ndërsa përshëndetjen ua uron me mirësardhje shefi qeveritar spanjoll Pedro Sançes (Sanchez).

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme