Korrje-shirjet sivjet me më pak rendimente (Video)
BKT
Foto: RTK
Lajme

Korrje-shirjet sivjet me më pak rendimente (Video)

Zenel Hajrizi/RTK

Kanë nisur tashmë korrje-shirjet në vendin tonë, por fillimi duket jopremtues, pasi thatësia gjatë mbjelljes dhe lagështia gjatë korrjes kanë ndikuar në rendimente. Kështu thonë agronomë dhe profesorë universitarë.

Korrje-shirjet këtë vit konsiderohen një sfidë për të arritur cilësi dhe sasi të prodhimit të grurit, këtë e thonë fermerë dhe kombajnerë vendorë.

 “Po për me mbjell grurë gjithmonë ka pasur llogari për me pasur bukën për familje, për të afërm, po është problem për me mbjellë, pak po del shtrenjtë, janë rritë si fara, si plehu artificial, si pesticidet mbi 100%. Nuk jemi të kënaqur se e ka pi basra pak”, thotë fermeri Sami Muharremaj.

 “Gruri duhet të sigurohet, kemi mundësi, kemi vend pavarësisht kushteve se thashë tash e ka rrokë një thatësi e hershme që po i pengon grurit dhe me kohë kalon dhe ne kurrsesi nuk duhet mos të mbjellim për shkak të asaj ose kësaj”, tha Skender Hyseni- kombajner.

Ndërsa, agronomë dhe profesorë universitarë thonë se për rezultate më të mira duhet bashkërenduar përvojën, mbështetjen institucionale dhe punën profesionale.

 “Rendimenti këtë vit mungon duke u lëshuar në shumë faktorë, plehërimi, mbrojtja nga sëmundjet dhe njëherit ndryshimi i klimës ndikon shumë”, tha agronomi Refki Zogaj.

 “Dhe është vit karakteristik që nuk kemi pasur për vite të tëra përmbajtje kaq të ulët të lagështisë te kallinjtë e grurit në momentet e kombanjimit.Kjo fermerët i dëmtonë në radhë të parë në sasi të prodhimit në raport me atë që e kanë planifikua dhe mos të flasim për cilësinë meqë mbetet ta hulumtojmë gjatë periudhës vegjetative”, tha profesori universitar Imer Rusinovci.

Ky vit dyshohet se do të jetë më i vobektë me sasi të grurit meqë situata klimatike ka ndikuar në spërkatjen e grurit e cila ia ka humbur peshën e hektolitrike, thonë fermerë, agronomë dhe njohës të fushës së bujqësisë.


MË SHUME NGA Lajme