Portieri legjendar i Rangers humb betejën me kancerin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas një beteje më kancerin është shuar portieri legjendar i Rangers, Andy Goram.
Ai ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Klubi skocez, Rangers përmes një njoftimi, ka konfirmuar vdekjen e Goram.
"Klubi i Futbollit Rangers sot me pikëllim të thellë njofton vdekjen e portierit tonë legjendar, Andy Goram, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Mendimet e drejtorëve, drejtuesve, lojtarëve dhe stafit janë sot me familjen e Andyt dhe do të kërkonin që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të trishtuar. Detajet e funeralit do të komunikohen në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Rangers.
Goram bëri 260 paraqitje për Rangers ndërmjet viteve 1991 dhe 1998 dhe fitoi pesë tituj të ligës, tre Kupa Skoceze dhe dy Kupa të Ligës.
Ish-portieri i Oldham Athletic dhe Hibernian fitoi 43 ndeshje për Skocinë dhe ishte portieri i parë për Kampionatin Evropian Euro 92 dhe atë Euro 96 në Suedi dhe Angli respektivisht.























