08:38 / 03.07.2022
3 korrik-Dita ndërkombëtare pa qese të plastikës
RTKlive
Kjo ditë është një mundësi për ndërgjegjësimin e publikut për mos përdorimin e çantave plastike duke patur parasysh rrezikun dhe ndikimin e tyre në mjedis.
Ekzistojnë shumë mundësi të tjera mjedisore të përdorimit të çantave që nxitin zhvillimin e qendrueshëm.
Përdorimi i tepërt, pa kontroll, hedhja e tyre vend e pa vend, si dhe mos dërgimi për riciklim paraqet probleme serioze për mjedisin ku jetojmë.
Qeset plastike përdoren për një mesatare prej 12 minutash dhe pasi hidhen, kërkojnë 100-1000vjet për t’u dekompozuar. Në mbarë botën, vetëm 9% e tyre riciklohet, ndërsa 73% e mbeturinave të detit janë plastike.























