Në Kosovë sot shënohet 246 vjetori e Pavarsisë së SHBA-ve (E plotësuar)
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Në Kosovë sot shënohet 246 vjetori e Pavarsisë së SHBA-ve (E plotësuar)

Qëndresa Duraku-Xharra / RTK

Për nderë të 4 korrikut, ditës së Pavarësisë së SHBA-së, zjarrfikësit kanë bërë pastrimin e platos tek shtatorja e ish -presidentit amerikan Bill Clinton.

Ky pastrim, sipas një zjarrfikësi, bëhet vullnetarisht që 2 vite radhazi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Kosovë sot shënohet 246 vjetori e Pavarsisë së SHBA-ve

A.Bela / RTKlive

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Pëtër këtë ditë sot do të ketë aktivitete tashmë tradicionale të Shoqatës "Miqtë e Amerikës", për nderë të 4 korrikut (246 vjetori i Pavarsisë së SHBA) të mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës.

Aktivitetet do të mbahen tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Nga ora 9.00, sikurse viteve tjera zjarrfikësat e Prishtinës do ta pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

"Aktiviteti qendror fillon nga ora 11.00. Garda e Nderit e FSK do ta ngrit flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton ", njofton Shoqata "Miqtë e Amerikës.

Po ashtu SHKA "Flaka e Llapit", do performojë me disa valle para dhe pas ngritjes së flamurit.

"Disa figura të poltikës së SHBA do të jenë të vendosura në ekspozitën me Rollapa: Presidentët: Woodrow Wilson, George H. W.  Bush, Bill Clinton, George W.  Bush, Joe Biden. Senatorët: McCain, Bob Dolee, Kongresmenët: Joseph DioGuardi, Tom Lantos, selretarja Madeleine Albright, Gjenerali Wesley Clark", njofton Shoqata "Miqtë e Amerikës.

Shoqata "Miqtë e Amerikës" njofton se në kuadër të aktiviteteve do të ketë edhe fotografitë nga aktivitetet e kaluara për 4 korrik të Shoqatës "Miqtë e Amerikës".

"Kemi paraparë që shumë qytetarëve të rastit në Prishtinë e disa qytete t'ua dhurojmë nga një poster, ku do jenë të gjithë Presidentët e SHBA.  Aktiviteti do të vazhdoj edhe ditëve tjera", thuhet në komunikatën e Shoqatës "Miqtë e Amerikës".


MË SHUME NGA Në Fokus