VIDEO-Rizvanolli: Nga projektet e MCC-së Kosova do të ketë shumë përfitime
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Rizvanolli: Nga projektet e MCC-së Kosova do të ketë shumë përfitime

Afet BELA/ RTKlive

Tri janë projektet energjetike që do të realizohen në Kosovë të financuar përmes programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të miratuar së fundi në Uashington.

Ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli, tha për RTK se nga projektet e MCC-së Kosova do të ketë shumë përfitime. “Nga ky projekt i shumë përfolur Kosova do të përfitojë shumë. Marrëveshja do të nënshkruhet më 27 korrik me kryeshefen e MCC në Kongresin amerikan dhe në prezencë në presidentes dhe kryeministrit të Kosovës”, tha ajo.

Rizvanolli bëri me dije se do të blihen dhe instalohen bateri që ofrojnë rezerva të energjisë dhe se kjo  do të ndihmojë sektorin e energjisë në vend.

Sipas saj marrëveshja shpreson të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës para se legjislativi të shkojë në pushim veror. "Përkrahja prej 200 milionë dollarë do të sjellë punësim dhe përfitim për Kosovën", theksoi ajo.


APR
Romay Lift