Sot në “Info Plus”, intervistë me Pavel Bilek, udhëheqës i ambasadës çeke
BKT
Lajme

Sot në “Info Plus”, intervistë me Pavel Bilek, udhëheqës i ambasadës çeke

RTKlive

Sonte në emisionin “Info Plus” në RTK, transmetohet intervista me udhëheqësin e Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek.

Republika Çeke nga 1 korriku, ka marrë drejtimin e presidencës së radhës së BE-së.

Ditë më parë, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, prezantoi prioritetet kryesore të Presidencës Çeke.

Ai tha se Çekia po merr presidencën e saj në mes të pushtimit rus kundër Ukrainës, i cili ka mbizotëruar plotësisht situatën gjeopolitike të kontinentit evropian.

Në lidhje me Kosovën, udhëheqësi i Ambasadës shprehu pritjet për përparim në dialog me Serbinë dhe theksoi se Çekia është e gatshme të merret në mënyrë aktive me çështjen e liberalizimit të vizave.

Sidoqoftë, për këto dhe tema të tjera, do të flas sot në intervistë për gazetaren Blerta Foniqi-Kabashi, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Kosovë.

Intervista do të transmetohet në emisionin “Info Plus” duke filluar nga ora 17:00.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme