Osmani në Slloveni: Diplomacia jonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve
Foto/ Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani në Slloveni: Diplomacia jonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve

F.Sertolli / RTKlive.com

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, z.Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, z. Alojz Kovšca.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë takim me ta, Presidentja Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

“Presidentja Osmani në takim me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim”, përfundon njoftimi.


APR
Romay Lift