Osmani takim me mërgatën kosovare në Slloveni
J.Musliu/RTKlive
Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, presidentja Vjosa Osmani takoi edhe mërgimtarët kosovarë që jetojnë e punojnë atje.
Presidentja Osmani deklaroi se takimi me mërgatën, sjell gjithmonë emocione të veçanta.
“Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, deklaroi presidentja e shtetit.
Sipas saj, për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.
“Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”.
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kësaj vizite, u prit nga krerët më të larët të shtetit slloven, përfshirë presidentin e kryetarin e Kuvendit.
Në të gjitha rastet u rikonfirmua lidhja e ngushtë mes dy shteteve.