20:56 / 05.07.2022
Mehaj: Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet me Policinë Ushtarake Kroate
Muharrem Miftari/RTKlive
Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një statusi të tij në një nga rrejtet sociale ka bërë të ditur se në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.
Ai mes tjerash ka shkruar se "përpos avancimit të shkathtësive, ky trajnim ka mundësuar edhe shkëmbimin e përvojave, si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”.