Kurti takoi teoricienin e mirënjohur botëror Francis Fukuyama
N. Mekolli /RTKlive.com
Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një me Francis Fukuyamën, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.
“Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyamën duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit”m njofton zyra pwr informim e Kryeministrit.
Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ata diskutuan edhe për atë se çka mund të mësojmë nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen. Kryeministri e ftoi Prof.Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës.
.jpg)























