20:19 / 06.07.2022
Koljeviqi rikthehet në Prizren
Uran Krasniqi/RTKLive
Ivan Koljeviq tashmë zyrtarisht është kthyer në ekipin e Ponte Prizrenit, pas një periudhe të kaluar në Rahovec.
Klubi prizrenas tashmë ka transferuar në radhët e veta Meriton Ismailin dhe ka vazhduar bashkëpunimin me qendrën vendore, Urim Zenelaj.
Malazezi ka një eksperiencë të madhe në basketbollin ndërkombëtar dhe atë kosovar.























