Shehu pjesë e projektit artistik të skulptorit të famshëm Italo Lanfredini
Kulturë

Shehu pjesë e projektit artistik të skulptorit të famshëm Italo Lanfredini

Shqipe Gashi/RTKlive

Në një projekt që zgjati plot dy vjet, artisti, skulptori i njohur Italian Italo Lanfredini, ka realizuar barkën e punuar të drurit, ku janë punuar poezitë e emrave më të njohur të poetëve botëror aktualisht, në mesin e të cilëve edhe poeti kosovar Fahredin Shehu.

Kohë më parë, poezitë, së bashku me barkën dhe skulpturat tjera, janë ekspozuar në Villa Medici del Vascello, në Cremona, Itali. Familja Medici ishte tutor i shumë artistëve të mesjetës, ndërkaq në Vilën e tyre sot organizohen shumë aktivitete kulturore.

Poeti kosovar, Fahredin Shehu, është prezantuar  me poezinë: "I mbërthyer në jehonën e guaskës bojëylber", të përkthyer në italisht nga Anila Stojku, si dhe në shumë gjuhë të tjera.

Sipas Shehut, ky projekt, i cili zgjati rreth y vjet, është njëri nga projektet shumë të rëndësishme, sepse janë përfshirë emrat e njohur të letërsisë si: Fiona Samspon, Marilyne Bertoncini, Gili Haimovich, Carlo Alberto Sita, Guiliano Scabia, Evelina Schatz etj.


Eurokoha
Vjosa
APR