Shënohen edhe 258 raste të reja me COVID-19
BKT
Foto: RTK
Lajme

Shënohen edhe 258 raste të reja me COVID-19

Emine Hoti/RTKlive

Gjatë 24-orëve të fundit nga testimi i 810 mostrave për COVID-19, 258 prej tyre kanë rezultuar pozitive të enjten, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në të njëjtën ditë janë shëruar 177 persona. Numri i rasteve aktive është rritur në 1602.

Kosova së fundmi po përballet me rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19, që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sërish u bëri thirrje qytetarëve që të bartin maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës anti-COVID për grupmoshat mbi 60 vjeç.

 


MË SHUME NGA Lajme