Zëvendëssekretari i NATO-s mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani
BKT
Foto: EO
Lajme

Zëvendëssekretari i NATO-s mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

F.Sertolli / RTKlive.com

Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s, i kryesuar nga Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, është duke qëndruar sot në Kosovë.

Me këtë rast delegacioni i lartë i NATO-s, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,

Në anën tjetër sipas një njoftimi për medie nga NATO, ky delegacion do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Po ashtu, sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.


MË SHUME NGA Lajme