13 artistë kosovarë ekspozojnë në “Summer Art”
BKT
Kulturë

13 artistë kosovarë ekspozojnë në “Summer Art”

Shqipe Gashi/RTKlive

Ekspozita shitëse “Summer Art” është hapur sonte në Prishtinë dhe do të qëndrojë e hapur për një javë.

Ekspozita e quajtur “Summer Art” ka mbledhur vepra të artistëve të njohur kosovarë.

Punimet e ekspozuara të trembëdhjetë artistëve kosovarë në ambientet e lokalit "Third Eye Bar Lounge" do të qëndrojnë për t'u shijuar nga artdashësit për një javë rresht.  

Artistët pjesëmarrës në  këtë ekspozitë janë:  Agron Mulliqi,  Bardha Buza, Bardhyl  Bejtullahu, Blerta Syla Surroi, Eliza Hoxha, Eshref Qahili, Merita  Myderizi Maloku , Mjellma  Goranci Ferizi, Mimoza Zajmi, Mimoza Studenica, Shqipe Kamberi, Vjosa Bujari dhe Zana Ramadani.


MË SHUME NGA Kulturë