PDK procedon projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve
BKT
Foto/ Donika Sherifi/ RTK
Lajme

PDK procedon projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve

Donika Sherifi/ RTK

PDK ka procedur sot në Kuvend projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve të Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj, kanë mbajtur konferencë për media.

Deputetja Musliu tha se kanë ndërmarrë nismën për hartimin e Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

"Nisma për hartimin e projektligjit të cekur më sipër, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, është bazuar nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 5 pika 1 (1.2), nenit 8 të Ligjit Nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative dhe të nenit 53 të Rregullorës së Kuvendit. Duke e ditur se Policia e Kosovës edhe pse është policia më re e themeluar në Evropë, ajo fatkeqësisht nuk qështë e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj. Mosha mesatare e Policisë së Kosovës kalon moshen rreth 47 vjet", tha ajo.

Sipas saj është e domosdoshme të bëhet shqyrtimit i këtij projektligji në afatin sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që edhe të veprohet sa me shpejt që është e mundur nga Kuvendi, duke e marrë parasysh pikërisht shqetësimet që adresohen përmes projektligjit.

"Krahas draftit të projektligjit të cekur më sipër, kemi përgatitur edhe Memorandumin Shpjegues të tij kemi mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe sot do ta procedojmë në Kuvend. Ky ligj përcakton njohjen e së drejtës në pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, familjarët e tyre, si dhe kriteret dhe të drejtën për pensionim. Ky ligj rregullon dhe përcakton kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve, si dhe përcakton kategorizimin e pensioneve për pension për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore dhe familjarët e tyre", tha ajo.

“Gjatë hartimit do ta merrni koston financiare dhe moshën e saktë të numrit të pjesëtarëve të policisë. Kjo është kërkesë e vazhdueshme e policisë dhe në takimet e shpeshta që i kemi pas me drejtorin e policisë ka qenë kjo kërkesë”, tha ajo.

Kurse deputeti Rashit Qalaj,tha se presin që këtë iniciativë ta mbështesin  edhe grupet e tjera parlamentare.


MË SHUME NGA Lajme