Klubi i njohur spanjoll e do Cavanin
BKT
Sport

Klubi i njohur spanjoll e do Cavanin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi spanjoll Villarreali raportohet së është i interesuar për Edinson Cavanin.

Reprezentuesi veteran i Urugait është lojtar i lirë pasi ditë më parë zyrtarisht është larguar nga klubi anglez, Manchester United.

Sipas medieve spanjolle, trajneri i Villarrealit, Unai Emery e sheh Cavanin si zëvendësues të Arnaut Danjuma, ky i fundit duket së do të transferohet tek klubi anglez, West Ham.

Nëse Danjuma do të ikën për në Angli, Cavani është alternative për sulmin e Villarealit.

Madje, mësohet së tashmë trajneri Emery ka rekomanduar drejtuesit e klubit që të nisin negociatat me Cavanin për transferimin e tij në Spanjë.