12:33 / 08.07.2022
Osmani: Abe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës
Emine Hoti/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për vdekjen tragjike të ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Në një postim në Twitter, Osmani shkruan se Abe ishte lider i shquar që luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.
“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani.























