Prindërit e Thaçit përfundojnë vizitën në Speciale (Plotësuar)
Jeton Musliu/ RTKlive
Edhe pse me shëndet të dobët dhe në moshë të shtyrë, prindërit e ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi e Hyra Thaçi, vizituan djalin e tyre në Hagë.
Në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në kryeqytetin holandez, ata qëndruan për pesë orë me djalin e tyre.
Ata nuk janë takuar që para dorëzimit të tij në Hagë në muajt e fundit të vitit 2020.
Pas përfundimit të vizitës, prindërit e ish presidentit Thaçi pritet të kthehen sonte në Kosovë.
Takimin e parë me Thaçin, të dy prindërit e nisën në orën 09:00 të mëngjesit e vazhduan deri në orën 12:00 kurse pjesën e dytë nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.
Prindërit e ish presidentit Thaçi në Hagë, vizitojnë të birin
Sot në mëngjes, prindërit e ish presidentit Hashim Thaçi, kanë vizituar atë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ata janë nisur sot në mëngjes dhe pritet të qëndrojnë deri në ora 16:00.
Takimin e parë me të tashmë e kanë përfunduar, i cili ka zgjatur prej orës 09:00 deri në orën 12:00.
Në tërësi, vizita e tyre duhet të përfundojë në orën 16:00.
Takimi i tyre i fundit me Thaçin ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020, kur ish-presidenti ishte nisur në Hagë, ku po mbahet që atëherë në paraburgim.
Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt.























