Ministria e Kulturës kërkon ndihmë për rikthimin e Okarinës
BKT
Foto: RTKLive
Kulturë

Ministria e Kulturës kërkon ndihmë për rikthimin e Okarinës

J.Musliu/RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kërkon që në mesin e 1,247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht të grabitura nga Serbia,  edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.

Për këtë cështje, MRKS-ja ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.

“1,247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm dhe është gjetur në Runik të Skenderaj, andaj na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skënderajt.


MË SHUME NGA Kulturë