18:33 / 08.07.2022
Pogba tifozëve të Juventus: Do të shihemi së shpejti
Uran Krasniqi/RTKLive
"Është koha, është koha, po zotëri", ka thënë në gjuhën angleze, Paul Pogba.
Pastaj ai e ka ndërruar gjuhën, duke folur italisht. "Do të shihemi së shpejti", ka thënë ai.
Kjo ka ngjarë në një video, e cila është publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ku futbollisti i njohur shihet se është në aeroplan.
Interpretimit janë se kësisoji francezi bëri një komunikim me tifozët e Juventusit.
Mesfushori pritet të kthehet në Torino pas largimit nga Manchester United.























