23:01 / 08.07.2022
Atletico Madrid transferon anësorin brazilian Lino nga Gil Vicente
Uran Krasniqi/RTKLive
Atletico Madrid ka konfirmuar nënshkrimin e anësorit Samuel Lino nga Gil Vicente.
Njëzet e dy vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me gjigantët spanjollë.
"Samuel Lino është një lojtar i gjithanshëm që mund të luajë në të dy krahët, duke u dalluar për shpejtësinë dhe aftësinë e tij të madhe për t'u përballur me mbrojtësit rivalë", thuhet në një deklaratë në faqen e klubit.
Ndërsa Lino ka thënë se dëshira për të punuar me një trajner si Simeone ishte një motiv i madh për këtë lëvizje.























