Sot myslimanët në tërë botën festojnë Kurban Bajramin
Foto: Ilustrim
Në Fokus

Sot myslimanët në tërë botën festojnë Kurban Bajramin

RTKlive

Kurban Bajrami – i njohur si Festa e Sakrificës – vjen pas Fitër Bajramit, i cili u zhvillua më herët në fund të Ramazanit, muaji i agjërimit mysliman.

Ndërsa ato janë paksa të ndryshme, thelbi i çdo feste të Bajramit mbetet i njëjtë: adhurimi, flijimi dhe mbledhja.

Në Kosovë, festimi katër ditor fillon në mbrëmjen e së premtes, më 8 korrik dhe përfundon në mbrëmjen e së martës, më 12 korrik. Kurban Bajrami bie në një datë të ndryshme çdo vit dhe ndryshon midis vendeve, sepse kalendari hënor islamik bazohet në shikimet e hënës.

Një muaj i ri fillon kur shihet një hënë e re, dhe një ditë e re fillon kur perëndon dielli. Datat e Bajramit shtyhen mbrapsht çdo vit pasi kalendari islamik është rreth 10-12 ditë më i shkurtër se kalendari Gregorian i përdorur gjerësisht.

Kurban Bajrami është gjithashtu në muajin më të shenjtë të vitit dhe për disa, shënon fundin e Haxhit – një pelegrinazh vjetor në Mekë në Arabinë Saudite.

Myslimanët besojnë se Zoti i tha Ibrahimit – i njohur si Abrahami në shkrimet e krishtera dhe hebraike – që të sakrifikonte djalin e tij si një provë të besimit të tij.

Zoti nuk e detyroi Ibrahimin të bënte kurban, por është ky përkushtim ndaj Zotit që përkujtohet gjatë Kurban Bajramit.


MË SHUME NGA Në Fokus