Në cilin vend ballkanik është më së liri për të filluar një biznes?
Foto: TRT
Në Fokus

Në cilin vend ballkanik është më së liri për të filluar një biznes?

TRT/Shqip

Pandemia krijoi një problem të madh për pronarët e kompanive private të cilët humbën shumë para gjatë kufizimeve, orës policore dhe ndalesës për lëvizje, disa hoqën dorë nga biznesi dhe disa vendosën të prisnin kohë më të mira për të filluar një biznes të ri. Probleme dhe dilema të tilla e të ngjashme u përballën pothuajse çdo biznesmen në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.



Me rritjen e vaksinimit dhe zvogëlimin e numrit të të sëmurëve, shumë po mendojnë të realizojnë idenë e tyre të biznesit pikërisht në këtë moment. Por fillimi i një biznesi nuk është aq i thjeshtë. Nuk mjafton vetëm të kesh një ide biznesi sepse në disa vende kërkohen kërkesa të veçanta, leje, vlerësime etj. Ndryshe thënë, duhen para.

Në Slloveni hapja e një kompanie është falas

Duke përdorur të dhënat e raportit Doing Business të Bankës Botërore, ne kontrolluam se në cilin nga vendet e Ballkanit ju nevojitet më shumë kapital fillestar për të filluar biznesin tuaj dhe ku është më e vështira për të hapur një kompani.

Vendi më liberal në rajon për hapjen e biznesit tuaj është Sllovenia. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në këtë vend kostot e fillimit të një biznesi janë të barabarta me zero. Kjo do të thotë se nuk ka kosto administrative që lidhen me hapjen e një kompanie të re. Ajo që duhet të plotësoni vetëm si kërkesë është të keni një depozitë fillestare prej 7500 euro.

Taksa të ulëta në Kosovë dhe Kroaci

Një vend tjetër ku nuk duhet të shpenzoni shumë për të filluar biznesin tuaj është Kroacia, ku ju duhen 22 euro për të hapur një kompani. Kosto kaq të ulëta gjenden edhe në ekonominë më të re të Ballkanit. Për t'u bërë shefi i vetes në Kosovë, ju duhen pak më shumë se 40 euro. Mali i Zi është dy herë më i shtrenjtë, por megjithatë ka kosto të ulëta kur bëhet fjalë për fillimin e biznesit tuaj. Në këtë vend ju duhen rreth 89 euro për të filluar një biznes.

Në Serbi kostot janë pothuajse të njëjta me Malin e Zi. Aty ju duhen 95 euro për të gjitha dokumentet dhe procedurat e nevojshme për të hapur biznesin.

Maqedonia e Veriut në mesataren e artë

Fillimi i biznesit tuaj në Maqedoninë e Veriut do t'ju kushtojë rreth 170 euro, për regjistrimin e kompanisë dhe vlerësimet në lidhje me hapjen e personit juridik, blerjen e pullave, etj.

Me këtë, Maqedonia e Veriut është në mes të artë të Ballkanit kur bëhet fjalë për kostot që lidhen me hapjen e një biznesi të ri. Sipas Ligjit për shoqëritë tregtare, për të hapur një kompani duhen 5 mijë euro si depozitë në kesh. Ky kontribut mund të jetë monetar ose jomonetar.

Kontributin monetar mund ta vendosni menjëherë pas themelimit të shoqërisë, por mund ta vendosni edhe shtesë, por jo më vonë se një vit pas themelimit të shoqërisë. Kjo mundësi lejon që kjo të mos konsiderohet si kosto direkte e fillimit të biznesit.
Por, nëse është një kontribut jomonetar, kërkohet një vlerësues i autorizuar për të vlerësuar objektet që investoni në kompani. Mund të jenë pajisje të tilla si kompjuter, printer, etj. Por, vetë vlerësimi kushton.

BeH dhe Shqipëria janë më të shtrenjtat për të bërë biznes


Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vendet më të shtrenjta të Ballkanit kur bëhet fjalë për hapjen e biznesit tuaj. Pra, kostot në Shqipëri llogariten pak më shumë se 500 euro.

Megjithatë, një lider famëkeq i Ballkanit është Bosnja e Hercegovina ku për të filluar biznesin tuaj dhe për të hapur një kompani ju duhen 710 euro
 


APR
Romay Lift