14:25 / 10.07.2022
Fabrizio Romano mohon se Arsenal ka në objektiv Zhegrovën
Uran Krasniqi/RTKLive
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka mohuar se Arsenal ofertë drejt Lille për Edon Zhegrovën.
“Arsenal nuk ka dërguar asnjë ofertë drejt Lille për Edon Zhegrovën” ka shkruar Romano në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Gjithashtu ai ka thënë se Arsenal nuk ka negociata në vazhdim për të nënshkruar me N'Golo Kanté nga Chelsea.
Ditë më parë ne mediat kosovare u raportua se Arsenal ka në plan transferimin e futbollistit kosovar.























