Gërmimet arkeologjike në Belsh, Rama:Aset i çmuar i trashëgimisë kulturore
rtsh.al
Pas më shumë se 30 vitesh në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake.
Kjo ekspeditë po realizohet nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë.
Në një postim në Facebook Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje teksa shkruan se monumenti përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.
Rama shton se me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm.
“Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm”, shkruan Rama .
Sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit "Villa Rustica", e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.























