Kryeministri Kurti takoi Lajçakun, biseduan për dialogun
BKT
Foto/ Nga profili i Lajçakut në Twitter
Lajme

Kryeministri Kurti takoi Lajçakun, biseduan për dialogun

A.Bela / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Miroslav Lajçakun, emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi mes tyre ka ndodhur në margjinat e “Symi Symposium” në Athinë të Greqisë.

Emisari Lajçak ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për hapat e ardhshëm të dialogut.

“Në margjinat e edicionit të 24-të të ‘Symi Symposium’ me Albin Kurtin diskutova për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkroi Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme