VIDEO- AGK-ja e dënon sulmin ndaj Ekipit të RTK-së
BKT
Lajme

VIDEO- AGK-ja e dënon sulmin ndaj Ekipit të RTK-së

V.Thaçi/RTKLive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj Ekipit të RTK-së.

Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku  -Xharra dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën për shitësit ambulantë. 

Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës.

Në reagimin e tyre AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë.

 


 


MË SHUME NGA Lajme