17:06 / 11.07.2022
Zalgiris-Ballkani, ja cilën skuadër e favorizojnë kompanitë e basteve
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Zalgiris-Ballkani do të përballen nesër mbrëma në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllura baras 1-1.
Kampioni i Kosovës tashmë ka udhëtuar drejt Lituanisë me bindje se do të triumfojë dhe do të kualifikohet tutje, megjithatë kështu nuk mendojnë edhe kompanitë e basteve.
Ato e kanë cilësuar favorit të madh Zalgirisin ku fitorja e saj ka kuotën 1.85. Fitorja e Ballkanit kuotohet me 4.33, ndërsa barazimi me 3.40.
Ndeshja Zalgiris – Ballkani luhet nesër nga ora 18:00.























