19:10 / 11.07.2022
Dy gjigantët italian në garë për 40 milionëshin e Betisit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori ofensive i Real Betis, Nabil Fekir është në futur në ‘orbitën’ e dy klubeve të mëdha italiane.
Mediet italiane të hënën shkruajnë se Milan dhe Roma janë duke bërë garë për ish-yllin e Lyonit.
28 vjecari duket së brenda pak ditësh do të bëhet më klub të ri, dhe siç raportohet, lojtari do të transferohet në një nga ligat më interesante, Serie A.
Fekir në të kaluarën ka qenë afër transferimit tek gjiganti anglez, Liverpool, por në fund mesfushori vendosi t’i bashkohet Real Betisit.
Fekir pjesë e skuadrës spanjolle është që tri sezona duke qenë njëri lojtarët kryesor tek Betis.
Sipas Transfermarkt kartoni i lojtarit është 40 milionë euro.























