VIDEO- Dyshimet për helmime nga uji, 100 banorë kërkuan ndihmë mjekësore
BKT
Lajme

VIDEO- Dyshimet për helmime nga uji, 100 banorë kërkuan ndihmë mjekësore

Driton Ramadani/RTK

Rreth 100 banorë të fshatit Gorancë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Dyshimet e para janë se ata janë helmuar nga uji i pijes. Një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i ka marrë mostrat e ujit për analiza.

Banorët e fshatit Gorancë të Hanit të Elelzit nuk mund ta konsumojnë ujin ngase dyshohet se është i helmuar.

Rreth 100 pacient kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në, nën dyshimin se janë helmuar nga uji. Pas tretmanit të marr në këtë qendër ata janë lëshuar në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm.

Banorët thonë se ky është i vetmi burim i furnizimit me ujë dhe se me kohë janë informuar organet me dyshimet për helmin të banorëve.

 “Në këtë fshat nga mbrëmë rreth orës katër që e kam marr informatën se janë infektuar disa banorë të fshatit kemi marr iniciativën  ne organet kompetente se pacientët janë helmuar me ujë. Dy burime janë njëri prej pompës dhe njëri prej burimit kryesor njëri burim është 500 metra, tjetri 1000 metra”, thotë Shefket Luznjani - administrator i fshatit Gorancë.

Institucionet e Hani të Elezit thonë se situata është nën kontroll dhe se janë angazhuar për të ndihmuar të gjithë banorët.

“Ne si qeverisje jemi afër pacientëve. Jemi duke u marr me pacientët, e kemi funksionalizuar AMF-në atje që është zakonisht dy herë në javë. Për sot e kemi bërë të pamundurën që së paku për ata pacientë të cilët janë me shëndet më të lodhur për moshat e shtyra t’ju ofrohet shërbimi atje. Edhe për pacientët e tjerë të cilët nuk kanë mundësi të vizitohen këtu në QKMF i kemi angazhuar edhe veturat zyrtare”, tha Kimete Kuka Hasallari- Drejtore e Shëndetësisë në Hanë të Elezit.

Fshati Gorancë sot është vizituar nga një ekipi i IKSHP-së nga Ferizaj, i cili i ka marrë mostrat e ujit për analiza.


MË SHUME NGA Lajme