21:12 / 11.07.2022
Ngom fest, synon promovimin e vlerave kulturore të Prizrenit
Edicioni i 11-të i festivalit Ngom Fest, do të mbahet nga data 14-17 Korrik 2022 në kalanë e bukur të Prizrenit.
Ngom Fest shtë aktivitet kulturor i cili përmes muzikës synon promovimin e artistëve dhe komunikimin mes të rinjëve dhe ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore te Prizrenit.
Gjatë tri ditëve festivali do të ketë dy skena Sunrise dhe Sunset, ku do të performojnë artistë të ndryshëm vendor dhe nga shtetet e jashtme, kanë njoftuar organizatorët përmes një komunikate për media.























