Ballkani humbet nga Zalgiris, por vazhdon garat evropiane (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kampioni i Kosovës, Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi sonte u munde në udhëtim nga Zalgiris, me rezultat 1-0, në ndeshjen kthyese të garës elitare evropiane, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur baras 1-1.
Sfida e kthimit ka dhënë një lojë mjaft të mirë, me dominimin e lehtë të skuadrës nga Lituania.
Ndonëse të dy skuadrat provuan që të gjejnë rrugën e golit, megjithatë, 90-të minutëshi i kohës së rregullt u mbyll pa gola, kështu që ndeshja shkon në vazhdime.
Në lojën shtesë, ishte skuadra nikoqire që përmes Oyewusi në minutën e 97-të shënuan golin e fitores.
Skuadra jonë në minutat e mbetur provoi më të gjitha forcat golin e barazimit, por tentimet e tyre ishin të kota, kështu që Zalgiris kalon në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht humbjes nga Zalgiris, Ballkani vazhdon garat evropiane dhe do të jetë pjesë e rundit të dytë në Conference League.
Vjen goli i parë në ndeshjen Zalgiris-Ballkani
Ka ndryshuar rezultati në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Zalgirisit dhe Ballkanit.
Skuadra lituaneze ka kaluar në epërsi në minutën e 97’ dhe realizues ishte Oyewusi.
Kampioni i Lituanisë dhe kampioni i Kosovës, po luajnë në ndeshjen kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Zalgiris-Ballkani, ndeshja shkon në vazhdime
As fraksioni i dytë i lojës mes Zalgiris dhe Ballkanit, nuk ka prodhuar gol.
Kampioni i Lituanisë dhe kampioni i Kosovës, po luajnë në ndeshjen kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndonëse të dy skuadrat provuan që të gjejnë rrugën e golit, megjithatë, 90-të minutëshi i kohës së rregullt u mbyll pa gola, kështu që ndeshja shkon në vazhdime.
Në rast se as në lojën shtesë nuk do të ketë fitues, atëherë penalltitë do të përcaktojnë skuadrën kualifikuese në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian.
Zalgiris-Ballkani, ‘heshtin’ rrjetat në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e sfidës kthyese mes Zalgiris dhe Ballkanit.
Kampioni i Lituanisë dhe kampioni i Kosovës, po luajnë në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndonëse të dy skuadrat provuan që të gjejnë rrugën e golit në fraksionin e parë të kësaj sfidë, megjithatë, rrjetat ‘heshtën’ në këtë pjesëlojë.
Kujtojmë së ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sontme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.
Starton ndeshja Zelgiris-Ballkani
Ka nisur sfida kthyese mes Zalgiris dhe Ballkanit, takim ky që po luhet në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sontme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.
Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë pasi që të dy ekipet synojnë kalimin në rundin tjetër të garave.
Kampioni i Kosovës, mbrëmë në tokën e Lituanisë, ka mbajtur seancën e fundit para duelit me Zalgiris.
Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv.
Zalgiris-Ballkani, ja formacionet zyrtare
Kampioni i Kosovës, Ballkani, pas më pak së një orë, do të luajë sfidën kthyese në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1-1, ndërsa sfida e sontme vendos skuadrën e cila do të kalojë në rundin tjetër të garës elitare evropiane.
Zalgiris dhe Ballkani tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Zalgiris: Gertomans, Mikouliunas, Pavelic, Ljubisavljeviq, Mamiq, Kyeremeh, Gorobsov, Buff, Ourega, Oliveira, Milickoviq.
Ballkani: Frashëri, Thaqi, Dellova, Jashanica, Gripshi, Emërllahu, Kuc, Korenica, Thaqi, Berisha, Krasniqi.
Ndeshja Zalgiris-Ballkani nis në orën 18:00.























