10:59 / 13.07.2022
LDK mban Kuvendin zgjedhor të Forumit të Gruas
RTKLive
Sot nga ora 18:00, mbahet Kuvendi i VIII-të zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së.
Mediet do të mund të marrin pamje në fillim të Kuvendit si dhe fjalimet përfshirë atë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa pas punimeve të këtij Kuvendi edhe fjalimin e kryetares së zgjedhur të FG LDK-së, njofton zyra e komunikimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.























