Rritet dukshëm numri i rasteve me COVID-19, 763 të reja gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Rritet dukshëm numri i rasteve me COVID-19, 763 të reja gjatë 24 orëve

V.Thaçi/RTKLive

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 763 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq është shënuar një rast i vdekjes nga infeksioni koronavirusit COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 213 persona.

Bëhet e ditur se në tërësi numri i rasteve aktive është 2.184, duke bërë që rastet me COVID të rritet me 37.85 për qind.

 E gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 289 doza të vaksinës kundër COVID-19.


MË SHUME NGA Lajme