Avokatët kërkojnë që prokuroria të dorëzojë listën e dëshmitarëve
BKT
Lajme

Avokatët kërkojnë që prokuroria të dorëzojë listën e dëshmitarëve

(E plotësuar) Avokatët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë listën e dëshmitarëve të cilët do t’i thërrasë në tre muajt e parë të gjykimit.

Ata kanë kërkuar që për një gjë të tillë të jap urdhër gjykatësi i procedurës paraprake, meqë sipas tyre në këtë mënyrë mbrojtja do të mund të vijonte me përgatitjen e saj.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që prokuroria të jap një informacion të tillë derisa e ka kritikuar atë për mos efikasitet dhe zvarritje të procesit.

 “Prokuroria nëse vazhdon ashtu siç po bënë tani nuk mund të paraqes një çështjen në mënyrë të kuptimplotë dhe mund të përfundojë sikur edhe prokuroria e zotëri Millosheviq e cila vazhdojë pa fund dhe në fund dështoi. Na tha kryeprokurori në fillim të kësaj çështje, zotëri Smith, se prokuroria është e dizajnuar të jetë më e shpejtë se prokuroritë e tribunaleve të tjera dhe na akuzoi ne, mbrojtjen, se po e zmadhojmë çështjen e kohëzgjatjes së gjykimeve të kësaj natyre, tani jemi në një situatë në fakt është dashur të jemi në fazën përfundimtare kur një çështje është e gatshme për gjykim por ne nuk jemi as afër një statusi të tillë, pse, sepse prokuroria nuk di se kush janë dëshmitarët, cilët do ti thërras me cilën radhitje, çfarë dokumente do të paraqesin nëpërmjet tyre, cila është prejardhja e tyre ata janë në gjendje që do të duhej të ishin para dy vitesh. Me gjithë respektin ju ftoj të caktoni të paktën shtatë ditë para konferencës së ardhshme që prokuroria të na jep informacionin që e kemi kërkuar”, ka thënë Emmerson.

Edhe avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka kërkuar nga gjykatësi që të urdhërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të japë listën e dëshmitarëve që planifikon t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit.

 “Jam dakord me dorëzimin e listave të dëshmitarëve për tre muajt e parë të gjykimit, kjo është një procedurë normale, mund të ndodh që ndonjë dëshmitarë do të duhej të ndryshojë për shkak të kalendarit, por është jashtë logjikës që një çështje e përmasave të tilla që të jetë planifikuar në mënyrë të tillë që të na jepet lista e dëshmitarëve që synojnë të pyetet nga prokuroria, jam i sigurt që prokuroria e ka këtë listë, nëse ata nuk duan të na japin është punë për ta, por nuk mund të kesh një çështje të një dimensioni të tillë pa e pasur idenë si do të fillosh çështjen, kë do të thërras të parin. I kërkoj gjykatësit të urdhërojë ZPS të na jap listën e dëshmitarëve që do të thërrasin gjatë tre muajve të parë”, ka thënë ai.

Me këtë kërkesë janë pajtuar edhe mbrojtja e Rexhep Selimit dhe ajo e Jakup Krasniqit, sipas së cilëve lista me dëshmitarët duhet të dorëzohet sa më parë.

VIDEO - Mbrojtja kërkon përshpejtim në nxjerrjen e materialeve

N. Mekolli /RTKlive.com

(E plotësuar) Ka nisuar konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, avokatët kanë kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vonesa në dorëzimin e materialeve shfajësuese si dhe zhagitjen e procesit në përgjithësi.

Mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që prokuroria t’u dorëzon sa më parë dokumentet të cilat lidhen me materialet shfajësuese, sipas rregullit 103. Sipas tyre ZPS posedon materiale të tilla por nuk i dorëzon ato. 

Edhe mbrojtësi i Jakup Krasniqit, Aydan Elis, ka kërkuar dorëzimin e materialeve shfajësuese.

“Ne po flasim për nxjerrjen e materialet sipas rregullit 103, dhe aty kërkohet nxjerrja e materialeve menjëherë. Nxjerrja e materialeve shfajësuese është detyrim i prokurorisë, kështu që ajo nuk duhet t’i bëjë bisht për të nxjerrë materialet shfajësuese menjëherë në momentin kur prokuroria e ka një dokumentacion të tillë në duar”, tha ai.

Avokati Ellis tha se nëse kontrollimet lidhen me prova shfajësuese, ato duhet tu jepen në dispozicion menjëherë. Këto kërkesa u mbështetën edhe nga avokatët e tjerë të akuzuarve

Kurse prokuroria kanë thënë se mbrojtja po e keq përfaqëson natyrën e detyrimit sipas rregullës 103. Sipas prokurorisë, kontrollimet janë duke u kryer dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të ketë kontrolle të reja gjatë procedurës.

"Ne kemi afatin për nxjerrjen e materialeve deri me 16 qershor 2022 dhe çdo diskutim tjetër që ka të bëj me kontrollimet e synuara keqpërfaqëson atë që nënkuptojmë ne me kontrollimet  e tyre", ka thënë prokurori Matew Howling. 

Gjykatësi Guilloi ka thënë se, mënyra si ZPS e bënë procesin është saj, por mbrojtja duhet të marrë atë që ka të drejtë për të marrë, duhet të marrë materialin shfajësues. “Ajo çka jam i shqetësuar është kur thoni se duhet të bëhen kontrolle të tjera shtesë, a do të thotë që keni përfunduar punën, këtë nuk e kuptoj”, ka thënë gjykatësi.

ZPS e ka kundërshtuar caktimin e një afati për nxjerre të tilla duke thënë se kufizimi i prokurorisë në këtë aspekt nuk është në interes të askujt.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Nis konferenca e 13-të ndaj Thaçit e të tjerëve

Nisi konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndryshe aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret. ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021.

Më 23 dhjetor 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet.


MË SHUME NGA Lajme