Krivaça mbrohet në heshtje, Sejdiu deklarohet i pafajshëm
RTKLive
Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm.
Ka përfunduar seanca fillestare në rastin e Marigona Osmanit ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu.
Krivaça ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje, ndërsa Arbër Sejdiu është deklaruar i pafajshëm.
“Nuk po them se jam i pafajshëm dhe nuk dua të deklarohem lidhur më fajësinë në këtë fazë”, ka thënë Krivaça.
Lidhur më mos pranim të fajësisë nga ana e të akuzuarve, avokati i familjes Osmani Gazmend Rexhepi tha se familjaret e Marigonës nuk ndihen mirë.
“Ju ata vetë i keni parë si deklarimi i fajshëm ose i pafajshëm gjendja e tyre është e njëjtë e rënd”, tha ai.
Tashmë nga ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj janë larguar edhe prindërit dhe familjarët tjerë të ndjerës, Marigona Osmani.
Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu akuzohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021.
Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,përmes një aksioni simbolik para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kërkuar dënim meritor për të akuzuarit.
“Ne kemi ardhur këtu për me dhanë një sinjal, që ne do vazhdojmë me protesta dhe që do të angazhohemi që rasti i Marigonës të shoh drejtësi post mortum, pasi që e kemi pa që rastet ku grat janë viktima të femicidit zakonisht trajtohen padrejtësisht prej të gjitha institucioneve”, ka thënë Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Gjykata u ka dhënë 30 ditë afat palëve të bëjnë kundërshtimin apo hedhjen e aktakuzës.
























