Sigal Prishtina dhe Trepça mësojnë kundërshtarët
BKT
Sport

Sigal Prishtina dhe Trepça mësojnë kundërshtarët

Uran Krasniqi/RTKLive

Sigal Prishtina e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior, ndërsa Trepça do të përballet me skuadrën gjermane BG Gottingen.

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës. 

"Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup. Do të jenë tre raunde dhe katër skuadra do të kalojnë në grupet e kësaj gare. Ndeshjet zhvillohen mes 27 dhe 30 shtatorit. Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina që ka arritur mes 16 skuadrave më të mira të kësaj gare më parë u kualifikua direkt në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior. Ndërkohë, nënkampionia e Kosovës, Trepça do të përballet me skuadrën gjermane BG Gottingen. Nëse mitrovicasit kalojnë tutje do të përballen me Sportingun e Lisbonës", ka komunikuar FBK