Mehaj takon gjeneralin gjerman, Bernd Schütt
BKT
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Lajme

Mehaj takon gjeneralin gjerman, Bernd Schütt

Emine Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schütt.

"Në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.


MË SHUME NGA Lajme