Shkëndija kalon në rundin e dytë të Ligës së Konferencës
BKT
Sport

Shkëndija kalon në rundin e dytë të Ligës së Konferencës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Shkëndija e Tetovës është skuadra e radhës shqiptare që kalon në rundin e dytë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Tetova barazoi në udhëtim me me Araratin 2-2, por falë fitores në ndeshjen e parë prej 2-0, Shkëndija kalon në rundin tjetër.

Shkëndija shënoi dy gola në pjesën e parë, por u ndal në të dytën.

Juan Bravo realizoi autogol në minutën e dytë, për epërsinë 1:0 të Shkëndijës. Për 2:0 shënoi Sindrit Guri në fund të pjesës së parë (45+3’).

Në raundin tjetër Shkëndija do të përballet me Valmieras më 21 korrik ndeshjen e parë, ndërsa 28 takim e dytë.