VIDEO- Polici i përfshirë në skema bixhozi
BKT
Lajme

VIDEO- Polici i përfshirë në skema bixhozi

RTK

Në një operacion të realizuar mbrëmë në Pejë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar shtatë të dyshuar një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë të dyshuar se kanë kryer veprën penale. Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas IPK-së, muaj më parë hetuesit e saj kishin pranuar informacione se një zyrtar policor punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhri i kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

 

 


MË SHUME NGA Lajme