10:21 / 15.07.2022
Dorëzohet peticioni për Trustin me mbi 21 mijë nënshkrime
Fatos Cervadiku / RTK
Është dorëzuar në Kuvend peticioni me nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët, përmes së cilit kërkohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë ligjin që ua mundëson tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.
Organizatorë dhe vullnetarë të nënshkrimit të peticionit për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti Pensional kanë dorëzuar në kuvend nënshkrimet e mbledhura.
Bashkë me ta ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Organizatorët thanë se dorëzuan 21.398 nënshkrime, derisa kërkuan nga deputetet që të votojnë pro projektligjit për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Ttrusti deri në 30%.
























