Robelli-Mripa do të performojë në festivalin “London Jazz Festival”
Foto / Vjollca Robelli-Mripa/ FB
Kulturë

Robelli-Mripa do të performojë në festivalin “London Jazz Festival”

Shqipe Gashi/RTKlive

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, ka njoftuar përmes një statusi në rrjete sociale, se do të performojë në njërin nga festivalet më prestigjioze në botë, “EFG London Jazz Festival.

Robelli-Mripa ka shkruar se ndjehet shumë e lumtur dhe se ky organizim vjen në 30 vjetorin e ‘London Jazz Festival’. Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se muzika shqipe do të jehojë për një audiencë të gjerë botërore.

“Shume e lumtur t’ju njoftoj se AJO do te performoj ne festivalin prestigjious EFG London Jazz Festival

Organizimi I këtij eventi behet nga Arts Canteen ne bashkëpunim me Grand Junction, ne 30 vjetorin e London Jazz festival”, ka shkruar Robelli-Mripa.

Ndër të tjera ajo ka shkruar se do të përformojmë në natën e parë më datën 11 Nëntor 2022 nga ora 20 muzikë shqipe për një audience të gjer botërore.

Ajo po ashtu ka shpërndarë edhe likun ku mund të gjinden biletat për të interesuarit:

http://AJO – EFG London Jazz Festival 2022


APR
Romay Lift