Dukagjini rikthen Grabanicën
BKT
Sport

Dukagjini rikthen Grabanicën

Uran Krasniqi/RTKLive

Dukagjini i Klinës ka rikthyer Mhill Grabanicën, i cili ishte i huazuar. Njoftimin e ka bërë klubi nga Klina përmes një komunikate.

"Futbollisti me tipare defanzive Grabanica, pas një huazimi gjashtëmujor te skuadra e Rahovecit, është rikthyer përsëri në klubin tonë. Mhilli luan si mbrojtës krahu, por mund të aktivizohet gjithashtu edhe si mesfushor qendror në fazën defanzive të saj.Mirë se vjen MHILL, na priftë e mbara!", ka njoftuar klubi klinas.